Transmetuar më 28-04-2017, 12:14

Një smartphone i ri i Blackberry ka dalë në shitje në Britaninë e Madhe. BlackBerry KEYone ndodhet në “Selfridges”, një nga dyqanet më të njohura në Britani dhe në mbarë botën. Smartphone i ri i Blackberry kushton 499 paund.

Johnathan Young, menaxher i kompanisë ‘BlackBerry Mobile’, në Britani është shprehur se “Ne jemi të kënaqur që BlackBerry KEYone doli në treg fillimisht në Britani”.

Duke bërë me dije se smartphone i ri Blackberry do të fillojë të shitet edhe jashtë kufijve të Britanisë, në vende të tjera të botës.

 Ndërkohë, që vitin e kaluar kompania Blackberry njoftoi se nuk do të prodhojë më telefona, pas një periudhe prej 14 vjetësh në biznesin e prodhimit të telefonave. /g.v/noa.al