Transmetuar më 28-04-2017, 08:49

Një vajzë nga Elbasani e shpallur në kërkim dhe e dënuar në mungesë për shantazh ndaj të dashurit të saj të martuar, është arrestuar nga policia.

Xhensila Bylyku, 28 vjeç, banuese në Elbasan, u vu në pranga ditën e djeshme, e enjte, nga policia e Tiranës.

Gjykata e Krimeve të Rënda, e ka dënuar të renë me dy vite burg, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Ajo u dënua në mungesë dhe u shpall në kërkim pasi kërcënonte të dashurin biznesmen me të cilin kishte krijuar lidhje nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Ajo i kërkonte para duke i thënë se në të kundërt bisedat intime mes tyre do i’a tregonte gruas së tij, shkruan noa.al.

I dëmtuari i’u drejtua policisë kur situata filloi të rëndohej, duke deklaruar se fillimisht ajo i kërkonte që t’i mbushte telefonin, ndërsa më pas i kishte thënë se i kishte regjistruar bisedat dhe do i’a dërgonte gruas së tij.

“Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit 2014 kur ajo më tha se që shpëtoja prej saj duhet ti dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do ti shkruante gruas time në Facebook. I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërish dhe më tha, që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”, deklaroi në kallëzimin e tij i dyshuari. /a.y/noa.al