Transmetuar më 28-04-2017, 07:54
Publicitet

Dhuna e egër që u shënua mbrëmjen e së enjtes në Parlamentin e Maqedonisë, ka shkaktuar 102 persona të plagosur.

Ministria e Punëve të Brendshme, thotë se gjendja në Kuvend dhe përreth tij është normalizuar gjatë mëngjesit të sotëm, ndonëse ka ende prani protestuesish.

Më tej sqarohet se janë 102 persona që kanë shkuar për mjekim në spital, mes tyre tre deputetë, 22 policë dhe 77 qytetarë.

MPB e Maqedonisë bën me dije se do të merren masa ndaj të dyshuarve si dhe për forcimin e sigurisë së qytetarëve.

Dhuna në e egër në Kuvendin maqedonas, nisi pas votimit të shqiptarit Talat Xhaferi si kryeparlamentar.

Protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të Bashkuar” thyen barrikadat e forcave të sigurisë dhe mësynë drejt hyrjes së Kuvendit. Për shkak të dhunës dhe trazirave në fotografi mund të shihni se si kryeparlamentari i sapozgjedhur largohet nga Kuvendi nën masa të forta sigurie./a.y/noa.al

Dhuna deri në gjakosje ndaj Zaev, ky është i dyshuari

Situata në Maqedoni, Ivanov kërkon qetësi: Ftoj udhëheqësit e partive politike në takim

Dhuna në Maqedoni, Hahn dënon sulmet, Gruevski e quan provokim të LSDM-së

Dhuna në Parlamentin maqedon, reagojnë ambasadorët e huaj

Pas kaosit në Parlament, kryetari i ri Xhaferi bën betimin

Flet kryetari i ri i Kuvendit: Nuk do lejojmë pushtimin e institucioneve në Maqedoni

Tension në Maqedoni, dhunohet Zoran Zaev i LSDM-së

Zgjedhja e Xhaferit, protestuesit hyjnë me forcë në Parlamentin e Maqedonisë

Ish-ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë