Transmetuar më 27-04-2017, 23:24

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sonte, në emisionin “Opinion” , është shprehur se PD do të votojë vettingun që në orën e parë, të krijimit të qeverisë teknike, nëse kjo do të ndodhë.

“Orën e parë të qeverisë teknike Partia Demokratike kthehet në kuvend dhe voton vettingun”, deklaron Basha.

Basha ka deklaruar se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Zgjedhjet e 18 qershorit i ka marrë lumi”, ka thënë ai.

Lulzim Basha, është shprehur i sigurtë se në 18 Qershor nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri.