Transmetuar më 27-04-2017, 23:07
Publicitet

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, reagon në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvend, ku janë sulmuar fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare të cilët votuan Kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë.

”U bëj thirrje që të ruani qetësinë dhe të mos bini në provokime dhe manipulime. Deputetët duhet të veprojnë sipas rregullore të Kuvendit që sot u shkelën. Gjendja tejkalohet me respektim të Kushtetutës dhe rendit juridik, ska përgjigje që nuk zgjidhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve”, u shpreh Ivanov.

Ai ftoi gjithashtu udhëheqësit e partive politike në një takim të ditës së premte në Presidencë, duke thënë se nuk ka asnjë situatë që nuk gjen zgjidhje.

“Askush nga jashtë nuk do t’i zgjedhë problemet, por duhet që vetë të bëjmë këtë”, u shpreh Ivanov./a.k/noa.al/