Transmetuar më 27-04-2017, 22:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, sonte, në emisionin “Opinion” është shprehur sërish i sigurt se në 18 Qershor nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri.

Ai tha se nuk ishte i gatshëm të tregonte që sot taktikën për të bllokuar zgjedhjet, por tha se nëse qytetarët do të provokohen, përgjegjësinë do t’a mbajnë provokuesit.

Në 18 qershor do ketë zgjedhje?

Jo. PD dhe qytetarët do sabotojnë dhe shkatërrojnë farsën elektorale. Të drejtën e votimit në pluralizëm e bën e drejta e zgjedhjes. Qeveria ka përjashtuar opozitën, ka paracaktuar rezultatin.

Do bllokoni qendrat e votimit?

Taktikën elektorale nuk do ta themi sot.

Do ketë përplasje?

Protesta jonë do të jetë paqësore. Nëse provokohen, përgjegjësitë do ti kenë provokuesit.