Transmetuar më 27-04-2017, 22:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhje pa opozitën në një vend anëtar të NATO-s janë të papranueshme.

Këtë deklaratë, Basha e bëri sonte në emisionin “Opinion” në TV Klan, ndërsa shtoi se këtë e bëri të qartë ndërmjetësuesi europian në shënimin e tij në facebook: Shqipëria është në një krizë të rëndë politike dhe zgjedhore. Zgjedhjet janë në rrezik.

Sipas Bashës, në deklaratën e ambasadorit Donald Lu vihet re qartë shqetësimi, por shprehja se mund të jenë të ligjshme dhe legjitime nuk do të thotë asgjë për vlerën e këtyre zgjedhjeve.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Donald Lu shpjegoi se zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesmarrjen e opozitës por u shpreh se të gjithë po punojnë që ajo të përfshihet në proces.