Transmetuar më 27-04-2017, 21:32
Publicitet

Ambasadorët e vendeve të huaja në Maqedoni kanë dalë me deklaratë për përbashkët në konferencë për shtyp për të reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë.

Pasi është zgjedhur Kryetari i ri i Kuvendit, protestuesit janë futur dhunshëm, duke sulmuar gazetarë dhe deputetë, ndër të cilët edhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Ambasadorët Çarlls Garet, Kristine Althauser, Vouter Plomp, Mats Stafanson, kanë folur para mediave rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Maqedonisë.

Si më i vjetër, ambasadori suedez foli në emër të të gjithë ambasadorëve, si edhe në emër të ambasadorit amerikan.

”Është e papranueshme dhe apelojmë te të gjithë që të përmbahen nga dhuna dhe retorika që mund ta bëjë situatën më të keqe, është koha për dialog dhe jo për dhunë. Kemi informata se protestues të maskuar kanë sulmuar kuvendarët. Do të rikujtoj se është përgjegjësi e policisë së vendit që të bëjë të sigurt që të mos ndodhin këto akte të dhunshme”, u shpreh Stafanson.

Reagon edhe Komisioneri Johannes Hahn

Eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Han, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend.

"Dënoj sulmet ndaj deputetëve në Shkup në termin më të fortë. Dhuna nuk ka vend në Kuvend. Demokracia duhet të vazhdojë rrugën e saj", ka thënë Han në rrjetin social Tuiter.