Transmetuar më 27-04-2017, 20:44

Lirimi i Ramush Haradinajt nga gjykata franceze në Colmar, pas një numër seancash, ka entuziazmuar të gjithë shqiptarët.

Haradinaj ka marrë urime të shumtë dhe këtë ngjarje e kanë përshëndetur edhe Princa Leka dhe bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.

Gjykata franceze në Colmar ka marrë vendim që të lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Përgëzimet dhe urimet më të përzemërta në emër të familjes mbretërore për lirimin e Gjeneralit të lirisë sonë”, shkruhet në urimin e Princ Lekës në Instagram, shoqëruar me një fotografi.

Lirimi i Haradinajt ka qenë mjaft i rëndësishëm për familjen e tij, pasi djali i tij sot feston ditëlindjen./a.k/noa.al/