Transmetuar më 27-04-2017, 20:24

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur sot unanimisht që të mbështesë Ilir Metën për kandidat për presidentin e ri të Republikës.

Deputeti i PS-së, Taulant Balla, tha pas mbledhjes së kryesisë, e cila zgjati rreth 30 minuta, se Lëvizja Socialiste për Integrim kishte propozuar dy kandidatura, Ilir Metën dhe Petrit Vasilin.

“Një përfaqësi e PS-së u takua me aleatët tanë, me LSI, ku u njohën me propozimet e kësaj partie, Ilir Metën dhe Petrit Vasilin. Kryesia e Partisë Socialiste, pasi u njoh me propozimet e ardhura të strukturave drejtuese të LSI-së vendosi unanimisht të mbështesë Ilir Metën si kandidat për president”, tha Taulant Balla.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. /k.k/noa.al/