Transmetuar më 27-04-2017, 20:12

Ambasadori i Suedisë në Maqedoni, ka bërë thirrje për qetësim të situatës së jashtëzakonshme të krijuar atje pas zgjedhjes se Talat Xhaferrit kryetar i Parlamentit. Në një deklaratë për mediat, në emër të të gjithë përfaqësuesve diplomatikë, ambsadori suedez kërkoi nga ministria e Brendshme e Maqedonisë që të mos lejojë përshkallëzim të situatës.

“Është koha për dialog dhe jo për dhunë. Apelojmë deri tek të gjitha palët që të përmbahen nga retorika nxitësi derisa policia të vendos rendin në vend”, deklaroi ambasadori suedez

Po ashtu, diplomatët kërkojnë edhe nga partitë politike që të shmangin deklaratat nacionaliste që do të çonin në agravim të situatës. /k.k/noa.al/