Transmetuar më 27-04-2017, 19:21

Partia Socialiste mbledh kryesinë e saj ku do të diskutohen emrat për presidentin e ri të vendit. Deri tani, në tavolinën e kryeministrit Edi Rama janë kandidaturat e propozuara nga LSI, Ilir Meta, Petrit Vasili, Arta Dade, Paskal Milo dhe Rexhep Meidani.

Tre raundet e para për zgjedhjen e presidentit kanë dështuar, me pretendimin e mazhorancës se nuk ka caktuar asnjë kandidat, pasi pret që në këtë process të përfshihet edhe opozita. Kjo e fundit, një javë më parë, propozoi ndryshime në Kushtetutë, me qëllim zgjedhjen e presidentit nga populli. /k.k/noa.al/