Transmetuar më 27-04-2017, 18:54

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e quan president të rilindjes së falimentuar kandidaturën e Ilir Metës për kreun e ri të shtetit. Gjatë fjalës së mbajtur sot në çadrën e protestës, ai tha se Rama po zgjedh president njeriun që tentoi ta fuste në burg.

“Për hir të pazarit politik, që këta kanë bërë tash 4 vite në kurriz të shqiptarëve si pjesë e komplotit ekonomik kundër xhepave dhe mirëqenies së shqiptarëve që vidhen ditë për ditë, si pjesë e komplotit kundër lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, ky pazar politik i cili tash 4 vite ka vetëm një qëllim të pasurojë dhe të mbrojë klikën e korruptuar në pushtet, sot Edi Rama bëri atë që u mundua ta shmangte për 4 vjet, u përhoq ta fuste në burg rivalin politik, për të cilin ngriti anë e mbanë Evropës dosje konspiracioni me komplote vrasje, u detyrua ta shpallë President të rilindjes së falimentuar dhe të korruptuar” tha Basha.

Për kreun e opozitës, presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe jo nga pazaret politike. /k.k/noa.al/