Transmetuar më 27-04-2017, 18:52

Ekspertët që merren me shenja e horoskopit vazhdojnë edhe ju japin informacione interesante. Janë pikërisht këto tre shenja të horoskopit që konsiderohen si partnerët më të mirë për t’u martuar. Bëhet fjalë për: ujorin, gaforren dhe luanin.

1. Ujori i çuditshëm

Ujorët janë partnerët e përsosur, sepse ata gjithmonë ndjekin zemrën e tyre dhe përpiqen të bëjnë atë që është më e mira për marrëdhënien. Ujorët janë të hapur, të ndershëm dhe besnikë. Pikërisht këto janë tipare që shoqërojnë natyrën e tyre të çuditshme. Me ujorët nuk do të mërziteni. Ujori i jep mbështetje partnerit dhe lirinë që kërkojnë. Ekspertët shtojnë se  ata punojnë për të arritur  qëllimet e tyre dhe nëse nuk i pengoni mund të bëhen gjysma juaj më e mirë.

2. Mbretëresha Gaforre

Gaforret si partnerë  janë shumë të dashur, plot pasion  dhe romantikë, gjë që i bën ata të përkushtuar ndaj marrëdhënies së tyre. Nëse martoheni me një gaforre, shtëpia juaj do të jetë e mbushur plot me ndjenja pozitive dhe dashamirëse. Nëse i tregoni dashuri dhe mbështetje, një gaforre do të jetë  partneri më i mirë që keni pasur ndonjëherë.

3. Udhëheqësi Luan

Si një shenjë zjarri, luani  njihet për  fuqinë dhe besimin. Nëse e keni partnerin tuaj të shenjës së luanit mbajeni fort, pasi jeta juaj do jetë edhe më shumë interesante. Një luan lufton fort për të arritur gjërat që dëshiron në jetë dhe do t’ju bëjë edhe juve pjesë e suksesit të tij. Sipas intv.al një ju i jepni dashurinë që meritojnë, një luan jua shpërblen në mënyrën më të mirë. Cilësohet si ndër shenjat që duhet të martoheni me të. /b.l/noa.al/