Transmetuar më 27-04-2017, 18:40

Lëvizja Socialiste për Integrim, në mbledhjen e Kryesisë së saj pasditen e sotme ka vendosur të dalë me një seri emrash si kandidatë për postin e Presidentit të ri të Republikës.

Nga mbledhja kanë dalë si emra kandidatë, kryetari aktual i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta, ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ish ministrja e Jashtme dhe deputete e PS, Arta Dade, ish ministri i Jashtëm dhe kryetar i Partisë Deokracia Sociale, Paskal Milo, ish Presidenti Rexhep Meidani, etj. 

Më herët kreu i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi, nga Kuvendi i bëri thirrje Ilir Metës dhe LSI-së që të vendosë për çështjen e Presidentit dhe të mos presë më opozitën. Madje Ruçi tha se Meta ka qenë më shumë në anën e opozitës. Ai paralajmëroi se PS i ka votat për zgjedhjen e Presidentit edhe pa LSI-në.

Nesër në orën 17.00, Kuvendi ka thirrur seancë parlamentare për të votuar në raundin e 4 Presidentin e ri të vendit, pas djegies së 3 raundeve të para pa asnjë kandidat. /b.l/noa.al/