Transmetuar më 27-04-2017, 18:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po shantazhon gjimnazistët, mësuesit dhe qytetarët e Kavajës që të votojnë në 7 maj, për kryebashkiakun e këtij qyteti. Ne nuk do ta lejojmë tha Basha, duke nënvizuar se Rama në Kavajë preku fundin e ekzistencës së tij politike.

“Sot është një ditë e dëshpëruar për Edi Ramën, i cili e provoi këtë dëshpërim përpara qytetarëve të Kavajës, gjimnazistëve, prindërve, para çdo shqiptari dhe para botës, sëpse i mbërthyer nga paniku i braktisjes totale që kavajasit i kanë bërë atij, urdhëroi si askush në këto 27 vite, mobilizimin me forcë të gjimnazistëve mësuesve dhe qytetarëve të Kavajës me pushtetin e tij të kriminalizuar. Më shumë se Kavaja, nxite vetë Edi Rama, i cili preku atje fundin politik të ekzistencës së tij, fundin e korrupsionit dhe varfërisë që mbolli në Kavajë dhe gjithë Shqpërinë”, deklaroi Basha në ditën e 69 të protestës së opozitës.

Republika e vjetër, tha Basha, ka arritur në stacionin e fundit dhe asgjë nuk e shpëton Edi Ramën dhe pushtetin e tij të kriminalizuar. Lideri i PD-së, përsëriti qëndrimin e opozitës se zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk do të ketë /k.k/noa.al/