Transmetuar më 27-04-2017, 17:21

Policia ka arritur të kapë një person të armatosur me një numër të madh thikash pranë sheshit të Parlamentit në Londër, 5 javë pas sulmit terrorist në Westminster ku mbetën të vrarë 5 vetë.

Një grumbull thikash u anë në dysheme pranë të arrestuarit teksa rrugët u bllokuan nga policia për sigurinë e njerëzve. Fotot nga vendngjarja tregojnë një të ri me mjekër të ngjeshur pas murit nga policia britanike.

Dëshmitarët panë dy thika kuzhine në trotuar dhe policia konfirmoi kapjen e të armatosurit. Kalimtarët e pranishëm u larguan me të shpejtë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që sheshi rreth Parlamentit u mbush me forca të shumta policie. I dyshuari nuk është identifikuar ende, por është një 27 vjeçar i cili po merret në pyetje nga hetuesit kundër terrorizmit. /b.l/noa.al/