Transmetuar më 27-04-2017, 16:45

Marrëdhënia pas divorcit e një ish-çifti në Teksas është paksa e çuditshme. Rebecca dhe Frankie Hernandez janë ndarë prej dy vitesh, por dashuria e përbashkët për qenin e tyre duket se i ka futur në rrugën e ribashkimit.

Edhe dy vite pas divorcit Frankie vijon ta dojë qenin e tij, madje i dërgon edhe kartolina urimi për ditëlindje. Por kartolina e dërguar këtë 1 prill, ka rindezur emocionet e vjetra për Rebecca-n teksa lexonte letrën e ish-bashkëshortit për qenin e tyre Apollo.

Në shënimin e tij më të fundit, Frankie i shkruante qenit të tij se ai do të dëshironte të ishte pranë tij në çdo moment të tij, për ta parë atë tek rritej.

Ai ndau gjithashtu mendime dhe kujtime, duke i kërkuar Apollos "të vazhdojë të jetë atje për të, sikur të ishte ai vetë”.

“Është e çuditshme se si kjo po na afron sërish bashkë”, ka deklaruar Rebecca për Huffington Post që shton se pasi ka postuar imazhe të kartolinës që u shndërrua në virale ka biseduar në telefon me Frankie. /b.l/noa.al/