Transmetuar më 27-04-2017, 16:17

Damiano largohet nga tavolina teksa ishte së bashku me Armelën dhe Kein dhe i thotë dy vajzave se ndjehet i lodhur. Edhe ato i pohojnë njëra-tjetrës të njëjtën gjë dhe më pas Armela i thotë Keit që të flenë bashkë.

“Sigurisht. Hera e parë në jetën tonë”, i përgjigjet Kei. “Nuk më besohet as mua që do të fle gjumë me ty”, i thotë Armela.

“Do më përkëdhelësh te koka?”, e pyet Kei Armelën. “Ça thua ti. Unë mirë që e bëj ndonjëherë pushim me Damianon, të filloj te ty tani”, thotë Armela.

“Ti mo… ngele duke fërkuar Damianon, në mëngjes, drekë dhe darkë. Ai shkreti ngeli duke fërkuar kokën e tij”, reagon Kei.

Më pas Armela flet me Kein edhe për familjen e saj dhe tregon se prindërit i janë ndarë ende pa lindur ajo.

“Prindërit janë ndarë ende pa lindur unë. Kur unë isha 3-4 vjeçe shkoja nga shtëpia e hallës. Babait është martuar sërish dhe unë kam një vëlla nga ana e babait. E takoi shpesh atë, por edhe babain dhe të afërmit nga ana e tij i takoi, por jo shpesh ata”.

Kei e pyet për marrëdhënien që kanë prindërit e saj edhe pse të ndarë. “Ata flasim me njëri-tjetrin, kanë mbetur miq”, tregon Armela. /b.l/noa.al/