Transmetuar më 27-04-2017, 15:00

Deri në mesdite moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit por pas mesdite do të ketë kalime vranësirash të shpeshta të cilat në ekstremin verior do të rrezikojnë shira të karakterit lokal.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranesira të shpeshta në ultesiren perëndimore ndërsa vranesira më të dendura do të kenë zonat malore përgjatë kufirit lindor. Gjatë natës vranesirat do të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit.

 Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pesojne 2 gradë rritje gjatë orëve të mengjesit po ashtu mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht jugperendimor dhe për pasojë brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Europa

Masat ajrore të paqendrueshme me origjinë oqeanike do të bëjnë që vranesirat dhe shirat të jenë dominuese në pjesën më të madhe të Europës ku më problematike situata do të paraqitet për Europën qendrore dhe Europën verilindore pasi shirat do të jenë me intensitet të lartë.

Po ashtu, vendet skandinave do të vijojnë me vranesira dhe reshje shiu e dëbore. Moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojnë: Europën Juglindore si edhe gadishullin e ballkanit. /b.l/noa.al/