Transmetuar më 27-04-2017, 14:57

Nuk ka të ndalur aktorja italiane Monica Bellucci. E përzgjedhur si kumbara e edicionit të 70-të të festivalit të Kanës në Francë, aktorja 52- vjeçare shfaq anën e saj seksi për revistën italiane “Vanity Fair”.  

Historia me ish- bashkëshortin Vincent Cassel është lënë pas krahëve, dhe ajo lë të kuptohet se është sërish e lumtur, ndërsa lidhur me kohën e kaluar rrëfen se, “Mosha tashmë nuk është më problem, dukemi bukur si 40, 50, 60 apo 70 vjeçe”.

Ajo thotë se është vajza që ka qenë dhe se në moshën 20- vjeçare nëse mendonte për këtë periudhë, ndoshta mendonte se do kishte vdekur.

“Sot kuptoj se çdo moshë është thjeshtë një tjetër mënyrë për të vazhduar jetën. Mendoj se nuk është vetëm një ndjesi e imja, por e gjithë gjeneratës sime. Kemi më shumë respekt për veten, e shohim veten të bukur dhe të realizuara edhe 40, 50, 60 apo 70 vjeçe”, rrëfehet aktorja, shkruan noa.al.

Lidhur me historinë e re të dashurisë nuk dëshiron të flasë, “Nuk dua të flasë dhe nuk besoj se do e them edhe në të ardhmen. Sot më shumë se kurrë, me dy vajza që rriten ndjej nevojën për t’i mbrojtur”.

Ndërsa sa i përket Vincent dhe lidhjes së tij me një modele 19- vjeçare gjatë martesës se tyre, ajo thotë se, “E kaluara është e kaluar. Është një temë e mbyllur. Dua të jetoj të tashmen dhe të jem e lumtur”. /a.y/noa.al