Transmetuar më 27-04-2017, 14:48

Një vrasje me armë zjarri është verifikuar mesditën e sotme në Kurbin, ku një person ka qëlluar fqinjin e tij.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se viktimë e të shtënave ka mbetur shtetasi Zef Doda, 62 vjeç, banues në fshatin Ndrojë, Kurbin, ndërsa autor i dyshuar i krimit ka qenë Mirash Vukaj, 78 vjeç.

Nga hetimet paraprake të uniformave blu dyshohet që shkak i vrasjes të jetë bërë një motiv pronësie mes dy fqinjëve.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 78 vjeçarit, si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit.

Ndërsa grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. /b.l/noa.al/