Transmetuar më 27-04-2017, 14:34

Një burrë e ka pësuar shumë keq pasi vendosi të ngacmojë një koshere grerëzash. Burri emri i të cilit nuk bëhet i ditur po përpiqej të shkatërronte një fole grerëzash nga tarraca e shtëpisë së një miku në Gjenevë të Zvicrës. 

Grerëzat iu sulën një çifti të tarracës ngjitëse, duke i pickuar të dy, ku burri gjeti vdekjen pasi ishte alergjik ndaj insekteve.

Gruaja u pickua në kokë dhe krahë dhe përveç kësaj nuk pësoi asnjë dëmtim, por bashkëshorti i saj pësoi shok anafilaktik (reaksion tepër i rrezikshëm aklergjik) pasi u pickua dhe vdiq dy ditë më vonë.

Për këtë arsye ngacmuesi i folesë së grerëzave u dënua për vrasje, ndërsa në vendimin e gjykatës federale të Zvicrës, thuhej se ai duhet të kishte marrë masa përpara se të ngacmonte folenë, pasi dihet se pickimi i tyre mund të jetë fatal për disa njerëz. I pandehuri u dënua për vrasje të paqëllimshme dhe duhet të qëndrojë 90 ditë në burg. /b.l/noa.al/