Transmetuar më 27-04-2017, 14:07

Rupesh Kumar nga India është një djalë 21 vjeç në trupin e një 160 vjecari. Djali vuan nga një sëmundje që do të thotë se ai plaket tetë herë më shpejt se normalja. Është një sëmundje e rrallë plakjeje që ndikon vetëm tek një në tetë milion njerëz dhe njihet si progeria Hutchinson- Gilford.

Kumar është mbijetuesi më i vjetër i njohur dhe peshon shumë pak. Ai filloi të tregonte shenjat e sëmundjes që në moshë të vogël, 2 vjeç. Babi i tij, Ramapati Kumar 45 vjeç, një punëtor në fermë ka thënë për Daily Mail se, “Kur ishte i vogël filloi të kishte dhimbje koke dhe stomaku të shpeshta. Ne e dërguam tek disa mjekë por asnjëri prej tyre nuk mund të diagnostikonte se çfarë kishte”.

Ndërsa filloi të rritej prindërit e tij vunë re disa ndryshime anormale në trupin dhe paraqitjen e tij të jashtme. Rreth pesë vite më parë disa njerëz shkuan në fshatin e tij me preteksin për të ndihmuar Rupesh, por babi i tij u tmerrua kur kuptoi arsyen e vërtetë.

 “U trondita kur ato më thanë se donin të blinin djalin tim dhe ta shfaqnin në cirk. Më ofruan rreth 4600 dollarë por u thashë me mirësjellje të largoheshin sepse nuk do t’ia jepja kurrë djalin tim”, ,”- tha 45- vjeçari.

Për fat të keq kjo sëmundje është e pashërueshme, por Rupesh ka sfiduar pritjet duke jetuar në të njëzetat. Doktori i tij Yugantar Pandey, tha se vuan nga progeria dhe deri tani nuk ka shërim të kësaj sëmundje.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga progeria vdesin në moshën 13-15, por në disa raste si ai i Rupeshit, ata jetojnë deri në 21 vjec. Ndërkohë një orga nizatë jofitmprurëse po ndihmon djalin që të marrë kujdesin dhe vëmendjen e nevojshme mjekësore. /b.l/noa.al/