Transmetuar më 27-04-2017, 13:56

Një mësuese dhe një grua tjetër, nënë e dy djemve u arrestuan nga policia amerikane në Texas, të akuzuara se kishin bërë seks me katër djem të mitur.

Heather Lee Robertson, 38 vjeçe nga Lufkin, u arrestua këtë të hënv, e akuzuar për abuzim me të mitur, pasi u zbuluan raportet e saj seksuale me disa nga nxënësit e saj.

Gruaja i kishte joshur të miturit nëpërmjet snpachat, dhe ishte pikërisht njëri prej tyre ai që zbuloi gjithë sa ka ndodhur. I mituri rrëfeu se kishte marrë mesazhe me sfond seksual nga mësuesja, e cila më pas i kishte kërkuar të kryenin një raport seksual tresh me një miken e saj.

Më tej ajo kishte detajuar se donte që raporti të konsumohej në apartamentin e saj, shkruan noa.al. Gruaja e arrestuar nga policia, pranoi marrëdhëniet me katër prej nxënësve të saj, duke deklaruar si formë mbrojtje se i kishte detyruar që të përdornin prezervativ gjatë aktit, në mënyrë që të mos ngelej shtatzënë.

Mësuesja u denoncua dhe pezullua nga puna e saj, ndërsa tashmë rrezikon një dënim deri në 20 vite burg. /a.y/noa.al