Transmetuar më 27-04-2017, 12:41

“Im bir nuk ishte një përdorues i rregullt droge dhe mushkëritë e tij nuk ishin shkatërruar për këtë arsye”. Janë këto fjalët babait të Riley Hancey, një 19- vjeçar amerikan nga Utah, të cilit mjekët i kishin mohuar transplantin në mushkëri. Arsyeja? Kishte tymosur marijuanë.

“Riley vetëm sa kishte tymosur pak me shokët në ditën e Falenderimeve. Ajo që më tronditi më shumë është se në spital, preferuan ta linin të vdiste”, akuzon babai i tij Mark Hancey.

I riu që nga muaji nëntor ishte diagnostikuar nga një problem i rëndë në të dy mushkëritë. Për të mbijetuar, ai kishte nevojë për një transplant të dyfishtë por mjekët i’a mohuan ndërhyrjen e planifikuar për në janar, pasi zbuluan se një muaj më parë Riley kishte tymosur marijuanë.

Madje spitali doli me një deklaratë zyrtare ku thuhej, “Nuk bëjmë transplante tek pacientët që dalin pozitiv ndaj alkoolit, duhanit dhe lëndëve narkotike, pasi mund të ketë komplikime”.

Babai i Riley thotë se u bë e pamundura për ta mbajtur djalin në jetë por spitali zgjodhi që ta linte të vdiste, duke bërë që 19- vjeçari të ndërrojë jetë këtë të hënë. /a.y/noa.al

“Tymos marijuanë”, i mohojnë transplantin urgjent në mushkëri