Transmetuar më 27-04-2017, 12:37

Në një nga intervistat e tij të viteve më parë, Flori është shprehur se gjëja e parë që bënte në mengjes ishte t’i uronte "mirëmëngjes" personit që donte.

Dhe diçka të tillë vazhdon ta bëjë edhe sot. Në orët e para të mëgjesit, producenti poston këtë foto ku duket që depërtojnë rrezet e diellit mes pajisjeve të studios.

“Mirëmëngjes Diell”, shkruan ai duke na treguar kështu se pas një pauze i është futur sërish punës për projekte të reja.

Kohët e fundit është përfolur se kantautori i mirënjohur është duke jetuar një lidhje të re dashurie me prezantuesen nga Kosova, Liberta Spahiu. Dyshimet lindën që nga lëvizjet e shpeshta të Florit drejt Kosovës, ku mësohet se ka blerë dhe një shtëpi në Prishtinë.

Flori dhe bukuroshja në fjalë u bënë disa muaj që jetojnë bashkë dhe janë tejet të lumtur. Sipas fqinjëve të tyre, Flori dhe moderatorja e famshme shihen gjithmonë bashkë dhe janë thuajse të pandashëm nga njëri­-tjetri./b.l/noa.al/