Transmetuar më 27-04-2017, 12:05

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga çadra e protestës së opozitës deklaroi se papunësia mes të rinjve është sot rreth 50%, në krahasim me 21% që ishte në vitin 2013. “Sa të rinj janë punësuar? Papunësia në vitin 2013 për të rinjtë ka qenë 21%, ndërsa sot është rreth 50%”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se “Edi Rama thotë se kemi bërë shumë, por më shumë do të bëjmë. Kemi mashtruar shumë, por më shumë do të mashtrojmë. Merr me detyrim nxënësit e shkollave nëpër takime, por unë i drejtohem këtyre të rinjve që të mos mashtrohen nga ky njeri, i cili, pas diktatorëve komunistë, është armiku më i egër personal i çdo të riu shqiptar. Çfarë ka ndodhur me shkollimin këto 4 vite? Familjet janë detyruar në vitin 2016 të paguajnë 3 herë më shumë tarifën e shkollimit në krahasim me vitin 2013. Dyert e universiteteve janë mbyllur për të varfërit”. 

Berisha tha se beteja jonë kundër drogës është mbi të gjitha sepse besojmë te të rinjtë, te e ardhmja e Shqipërisë në duart tuaja. Berisha tha se me mosbindjen civile e cila filloi të hënën dhe që do të vazhdojë me tej do të rrëzojnë kryeministrin Rama. Berisha i kujtoi Ramës një rast në vitin 1991, kur ai është evakuuar me autoblindë të ushtrisë.

Filloi mosbindja civile e cila do të flakë Edi Ramën në koshin e plehrave të hsitorisë njëlloj si etrit e tij. Edi Rama do ti kujtoj një moment. Më 20 shkurt të 1991 është evakuuar me autoblindë të ushtrisë nga Ramiz Alia bashkë me njerëz të tjerë dhe është derguar në Zall-Herr. Tani Rama nuk ka më Zall Herr më për ty, as në Surrel nuk mund të rrish. Të garantoj që kjo çadër do të krejë ty nga ajo zyrë, do të të japë ty vendin që meriton dhe mos mendo se do të çojë Mimi autoblindat se nuk do jetë as ajo aty ku është”, u shpreh Betrisha.

Mes akuzave të tjera, Berisha tha se Rama e ka shndërruar vendin në narko-republikë, siç bëri Noriega me Panamanë. “Këtu karshi nesh, është një drogmen, një përdorues droge, një pervers, i papërgjegjshëm që e shndërroi Shqipërinë në narko-republikë. Nuk është Kolumbia, nuk është Meksika, por Panamaja e Noriegës, që e shndërroi Panamanë në epiqendër të të gjitha trafiqeve, njëlloj si Rama sot.

Pasi bëri fushatë të gjerë për legalizimin e drogës, pasi urdhëroi policinë për të ndërtuar infrastrukturën e mbjelljes së saj, tani kërkon vota përmes mbjelljes së drogës. Por ne jemi këtu, për t’i thënë atij dhe mbarë botës, se jemi gati të bëjmë çdo sakrificë për të ç’montuar republikën e Noriegës dhe për të kthyer shtetin ligjor”, deklaroi Berisha. /b.l/noa.al/