Transmetuar më 27-04-2017, 11:51

Nuk përdor këmbët, por kokën për të qëndruar në tokë. Bëhet fjalë për fituesin e “Britain’s Got Talent” George Sampson, i cili i është nënshtruar një transplanti flokësh, që kushton 9 mijë paund.

George Sampson, 23 vjeç, që i vogël kishte një talent të veçantë. Sampson vendos kokën në tokë dhe më pas i ngre të dyja këmbët lart, duke qëndruar ashtu për një kohë të gjatë. Kjo është edhe arsyeja që 23-vjeçarit i kanë rënë flokët në pjesën e sipërme të kokës.

“Flokët filluan të më bien që kur isha 14 vjeç, në atë kohë isha i vogël dhe mbaja kapele. Por tani ndihem paksa keq. Prandaj vendosa të bëj mbjelljen e flokëve”, është shprehur ai për “The Sun”, shkruan noa.al.

“Gjithashtu edhe e dashura ime është e shqetësuar për mua”, ka përfunduar 23-vjeçari nga Britania, i cili ka hasur probleme prej talentit të tij. /g.v/noa.al