Transmetuar më 27-04-2017, 11:46

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar riekspertim të gjendjes mendore të David Qosjas, i cili akuzohet për vrasjen e efektrivit të policisë së FNSH-së së Shkodrës, Ardian Kodra. 

Vendimii gjykatës vjen pasi ekspertët e nxorrën 27 vjeçarin David Qosja si të përgjegjshëm mendërisht dhe nuk vuan nga çrreguillime mendore. 

Ngjarja ndodhi në 2 shtator në Torovicë të Lezhës. Qosja terrorizoi banorët e fshatit dhe për 5 orë qëlloi me breshëri automatiku mbi policinë duke lënën të vdekur Ardian Kodrën. 

Qosja qëlloi me kallashnikov drejt 50 vjeçarit Kodra, i cili mori plagë në sqetullën e majtë, duke i shkaktuar vdekjen. 

Polici u qëllua sapo zbriti nga dera e parë e mjetit. Ndërkohë, më herët u raportua se Qosja ishte person me çrregullime mendore, gjë që ekspertët e kanë hedhur poshtë. /b.l/noa.al/