Transmetuar më 27-04-2017, 11:32

Shërbimi i ri hemodializës, tashmë realitet edhe në spitalin rajonal të Korçës. Me ofrimin e këtij shërbimi përmbyllet me sukses investimi fillestar prej rreth 4 milionë dollarësh në infrastrukturën spitalore dhe në pajisje mjekësore, nga partneriteti publik-privat.

Për të vizituar qendrën e re ishte në Korçë, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu të cilët kanë kryer takime me pacientët dhe familjarët e tyre të cilët kishin ardhur për të kryer dializën.

Shërbimi modern dhe bashkëkohor i dializës i ofruar tashmë në 5 spitale rajonale, kryesore të vendit, i jep fund kalvarit të gjatë dhe mundues, plot vuajtje fizike të pacientëve me insuficencë renale, për të cilët ai është jetik. 

Një godinë tërësisht e re, brenda spitalit është vënë në funksion të këtij shërbimi me 2 salla për trajtimin e pacientëve, si dhe ambiente të tjera ndihmëse. ​Në total, janë 1050 pacientë në të gjithë vendin, të cilët marrin shërbimin e dializës sipas standardeve bashkëkohore. /b.l/noa.al/