Transmetuar më 27-04-2017, 11:16

Kryeministri Edi Rama thotë se papunësia e rinisë është krizë sistematike prej 25 vitesh dhe se zgjidhja do të jepet nëpërmjet arsimit profesional.

Duke folur ditën e sotme nga panairi i arsimit profesional në periferi të Tiranës, ai tha se Shqipërisë i mungojnë profesionistët e fushave.

Sipas tij, kriza më e rëndësishme është ajo e papunësisë rinore dhe adresimi i kësaj krize duhet të jetë në qendër të politikave.

“Politikat e ndjekura jo vetëm që nuk sollën ripërtëritjen e krahut të kualifikuar të punës, por deformuan në mënyrë dramatike tregun e punës, duke e tejngopur me disa profesione të caktuara dhe duke e lënë tërësisht të uritur për shumë profesione të tjera. Sot kemi një ushtri juristësh të papunë dhe kemi vetëm nga aksi ‘Zogu i zi’ deri në dalje të tij, në çdo ndërtesë vende të lira pune, me deri në 50 vende të lira pune por nuk mund ti mbushim me juristë”, u shpreh Rama.

Në këtë linjë shtoi se ka shumë juristë por nuk ka sistem të mirë të drejtësisë. /a.y/noa.al