Transmetuar më 27-04-2017, 11:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshëndet lirimin e Ramush Haradinaj, duke thënë se drejtësia franceze mori më në fund vendimin e duhur për Ramush Haradinajn, duke e lënë atë të lirë për t’u kthyer në atdhe.

Kreu i PD, thotë se vendimi i sotëm është drejtësia e plotë, pas shumë javësh qëndrimi në Francë.

“Urdhër arrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik. Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mirë, e të anulojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës”, shprehet Basha.

Më tej ai shton, se është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kërkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga praktika e turpshme, e padrejte dhe provokative e urdhër arresteve të tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më. /a.y/noa.al