Transmetuar më 27-04-2017, 10:55

Menjëherë pas lirimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë reaguar autoritetet serbe. Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur një mbledhje urgjente qeverinë, pas vendimit të sotëm të gjykatës franceze.

Ndërkohë që pas lirimit të Haradinajt kanë reaguar edhe mediat serbe. “E padrejtë”, “Lirohet krimineli Ramush Haradinaj”, “Refuzohet kërkesa e Serbisë, lirohet xhelati”, Janë këto disa nga titujt kryesorë të mediave serbe online.

Gjykata e Colmarit në Francë vendosi sot të lirojë kreun e AAK-së në Kosovë, i cili u arrestua në 4 janar të këtij viti, pas një fletë-arresti nga shteti serb, i cili e akuzonte për krime lufte. /g.v/noa.al