Transmetuar më 27-04-2017, 10:44

Sherri Kent, një grua nga Calgary, në Kanada ka publikuar në Facebook foto me të birin e saj të vdekur në dhomën e një spitali. Djali i saj ndërroi jetë në 21 mars, në moshë fare të re vetëm 22 vjeç nga mbidoza me drogë.

Nëna e tij, e shqetësuar shkroi në Facebook: “Djali im, Michael nuk ishte i varur, ai bëri një gabim që i kushtoi jetën. E kam humbur djalin tim për shkak të drogës dhe me këtë postim dua t’i bëj prindërit të vetëdijshëm, se kjo mund të ndodhë me të gjithë të rinjtë. Ju lutem ndajeni këtë foto me familjen dhe miqtë tuaj për të ndihmuar në parandalimin e një tragjedie tjetër, si kjo me djalin tim”, është shprehur ajo.

Sheri tha për CBC News, se djali i saj u takua me një burrë që i tha atij se kishte “pak heroinë të fortë” dhe më pas të dy e morën drogën në tualetin e një dyqani. Moment në të cilin Michael kaloi në mbidozë.

“Personi tjetër që i dha drogën, iku dhe e la në tualet vetëm në atë gjendje djalin tim”, tha Sheri. Kur ambulance mbërriti në vendngjarje pasi ishte njoftuar nga të zotët e lokalit, Michael kishte pësuar një atak kardiak dhe kishte ndërruar jetë. Sipas mjekëve shkak është bërë mbidoza e heroinës, shkruan noa.al.

“Në spital më lejuan që të rri për pak moment në shtratin e tim biri dhe të bisedoja me të. I thashë se isha krenare për të. Më besoni se ishte një nga momentet më të tmerrshme të jetës sime”, ka deklaruar Sheri. /g.v/noa.al