Transmetuar më 27-04-2017, 10:22

Kryeministri Edi Rama përshëndet lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga gjykata e Colmar në Francë.

“Ramush mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë. Krenar për UÇK. E drejta vonon po nuk harron. #Respekt”, shkruan Rama në Facebook.

Gjykata e Colmar në Francë në orët e para të ditës së sotme, vendosi që ish- Kryeministri i Kosovës të lihet i lirë.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u ndalua në 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhër arresti të vjetër të autoriteteve serbe, i akuzuar për krime lufte.

Duke folur pas seancës ai tha se, shqiptarët fituan në këtë përballje. /a.y/noa.al