Transmetuar më 27-04-2017, 10:12

Zi për këngëtarin Arkimed Lushaj. Reperi i njohur me emrin e artit si Stresi ka humbur një njeri shumë të shtrenjtë.

Bëhet fjalë për kushëririn e tij Gojart Lushaj, i cili është ndarë nga jeta para kohe.

Duke publikuar një fotografi në Instagram, Stresi shkruan, “Më preve me besë vëllai im Gojart Lushaj, më le pa vëlla pseeeeeeeeeee ikeeeeeee”.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së të afërmit të këngëtarit, por Stresi duket i hidhëruar pafund. /a.y/noa.al