Transmetuar më 27-04-2017, 09:54

Një person i shpallur në kërkim i dyshuar për një atentat me eksploziv dhe një sërë veprash penale, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

23- vjeçari Oltion Caca nga Kruja, u ekstradua pasditen e djeshme, e mërkurë ku i’u dorëzua autoriteteve shqiptare.

Caca është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në dhjetor të vitit 2016, Gjykata e Krujës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Ai akuzohet se më 19 shtator të vitit 2016, ka tentuar të vrasë me eksploziv shtetasin Gentjan Bejtja, duke i vendosur në automjet lëndë eksplozive, ku si pasojë e shpërthimit shënjestra ka mbetur i plagosur.

Punonjësit e policisë kanë tentuar të ndalojnë automjetin me drejtues Cacën, por i riu është larguar me shpejtësi. Uniformat blu e ka ndjekur automjetin dhe pas ndjekjes, shtetasi i mësipërm e ka braktisur atë duke u larguar në këmbë.

Policia sekuestroi brenda në automjet 110 kg e 845 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

23- vjeçari pas shpalljes në kërkim arriti të largohet drejt Italisë, por si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. /a.y/noa.al

Zbardhen krimet e bandës së Niklës, nga atentatet te vjedhja e furgonit me drogë

Atentati me eksploziv ndaj Gentian Bejtjas, 9 të arrestuar

Atentati në Krujë, kush është personi që u plagos nga shpërthimi i makinës