Transmetuar më 27-04-2017, 09:09

Një grua nga Kina ka pohuar se telefoni i saj i ri iPhone 7,  ka marrë flakë spontanisht. Ajo ka pohuar se një gjë e tillë ndodhi në momentin kur e kishte vënë telefonin për ta karikuar, poshtë jastëkut, pranë kokës së saj.

Klientja e zemëruar e kompanisë Apple, mbiemri i të cilës është Chen, tha se ende nuk ka bërë një muaj nga koha që bleu telefonin e saj të ri iphone 7 Plus.

Në orën 02:00 me orën lokale, telefoni i saj pësoi disa tinguj të çuditshëm dhe më pas filloi të nxirrte tym.

“Ai u dëmtua, dhe për katër orë rresht qëndroi shumë i nxehtë. Nuk prekej me dorë”, tha ajo.

Apple i ka premtuar Chen se do t’a rimbursojë për telefonin e saj, sapo të përfundojnë hetimet. Por, ajo tha se nuk dëshiron që të ketë më një telefon tjetër iPhone. /g.v/noa.al