Transmetuar më 27-04-2017, 09:00

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, të dyshuar për së paku 13 goditje në zonat e Mignanego, Serra Ricco, Bolzaneto dhe Sampierdarena të Genova, të njohur ndryshe si “banda e pyjeve”.

Spartak Cakoni, 25 vjeç dhe Arti Ndreka, 37 vjeç, u arrestuan këtë të mërkurë, pas një vjedhje në një apartament, ku kishin marrë argjendari me vlerë 25 mijë euro.

Të dyshuarit përveç parave dhe sendeve me vlerë vidhnin edhe ushqime si mjaltë, ullinj apo mish nga frigoriferi, shkruan noa.al.

Në apartamentin e tyre në zonë ne Begato, karabinierët gjetën ora, instrumente muzikore dhe sende të tjera, të cilat do i’u kthehen viktimave të vjedhjeve.

Cakoni dhe Ndreka u kapën për shkak të një gabimi, kishin parkuar një makinë të vjedhur poshtë shtëpisë së tyre. /a.y/noa.al