Transmetuar më 27-04-2017, 08:49

Këngëtarja e njohur amerikane Beyonce, ka postuar momente duke bërë porosinë në një restorant.

Ylli i muzikës, e cila pret një fëmijë, postoi disa foto ku shfaqet me miqtë e saj duke darkuar. Fotot e këngëtares u komentuan shumë në rrjetet sociale.

Ajo që bie në sy menjëherë është veshja e saj me të kuqe, që shfaqet teksa është duke folur me kamarieren.

Ndërkohë që miqtë e saj hedhin batuta për këngëtaren shtatzënë, në momentin që bëjnë porosinë. “Binjakët duan pulë të skuqur me mustardë, djathë, fasule dhe oriz”, thotë njëri prej tyre.

Gjithashtu Beyonce, ndau me fansat edhe foto kur shfaqet e vetme, me barkun ku po rritet foshnja e saj. /g.v/noa.al