Transmetuar më 27-04-2017, 08:37

Udhëtimi i parë ndërkombëtar që kur mori detyrën zyrtare si këshilltare e të atit, për Ivanka Trump. 35- vjeçarja ishte e ftuar në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel, për të marrë pjesë në W20, forumi për rolin e femrave në botë, në kuadrin e samitit të G20.

Ndonëse në moshë të re, Ivanka është e konfirmuar në biznes, me linjat e saj të veshjeve dhe argjendarinë. Me një karrierë të pasur dhe tre fëmijë, tashmë Ivanka ka vendosur të ndihmojë të atin, Presidentin e Amerikës, Donald Trump, duke shtuar angazhimet e saj.

E rrethuar nga femra si Christine Lagarde, drejtuesja e FMN dhe mbretëresha Maxima e Holandës, Ivanka Trump foli për rolin e saj të ri në politik, shkruan noa.al.

Mes shumë femrave me famë, Ivanka tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj tejet të kuruar. Fustani i bardhë elegantë deri tek gjunjët, taka të zeza, flokët e mbledhura, tualet korrekt dhe vathë… shumë figurantë.

Vathët e firmës italiane ‘Marni’ ranë në sy për shkak të përmasave të tyre të mëdha, gurëve me ngjyrë dhe me detaje floriri. Në shitje për 600 euro, këta vathë janë më pak të kushtueshëm nga koleksioni i Ivanka Trump Fine Jewelery, e cila i mban shpesh në daljet publike. /a.y/noa.al