Transmetuar më 27-04-2017, 08:14

Të mërkurën u bënë 10 vjet që kur Madeleine McCann, një vajzë nga Britania e Madhe, në atë kohë vetëm 4 vjeçe, zhduk. Deri më sot ende nuk është zbuluar asnjë detaj për vendndodhjen e saj.

Duke mos patur asnjë rezultat nga kërkimet e bëra, një ish ekspert i studimit të imazheve, në pension, Mick Neville, ka propozuar një metodë të re për të rënë kështu në gjurmët e Madeleine. Sipas ti, Facebook mund të ndihmojë për të zbuluar ekzistencën e vajzës, meqë deri më tani nuk është gjetur asnjë e dhënë për të dyshuar mbi vdekjen e saj.

Neville beson se softueri i njohjes së fytyrës në faqen e Facebook mund të jetë çelësi për gjetjen e saj.

Ish -eksperti thotë se teknologjia mund të identifikojë lehtësisht njerëzit me të metën e rrallë në syrin e djathtë të vajzës së humbur, pasi Madeleine kishte një çrregullim të vogël në irisin e syrit. Ekspertët mund të përpiqen për të gjetur vajzën e cila tani është 14-vjeç, përmes imazheve të njerëzve të tjerë që kanë të njëjtin problem si Madeleine me syrin.

“Ka ende mundësi për të gjetur se çfarë ndodhi me Madeleine McCann përmes përdorimit të imazheve. Ajo është ende gjallë sepse nuk ka prova që ajo mund të mos gjallë. Atëherë duke përdorur një taktikë të kombinuar të teknologjisë dhe njerëzit me të njëjtin problem si ajo mund të zbulojmë se ku ndodhet Madeleine sot”, është shprehur Neville, shkruan noa.al.

Madeleine ka një vrimë në sy e njohur si “coloboma e irisit”, e cila është sindromë e rrallë. /g.v/noa.al