Transmetuar më 27-04-2017, 07:43

Pas shtatë orësh në dhomën e këshillimit Gjykata e Apelit në Pesaro të Italisë, dënoi me burgim të përjetshëm Igli Metën, 21- vjeçarin shqiptar, i akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Ismail Luli, 17 vjeç, pas një sherri për motive xhelozie.

I riu u vra në 19 korrik të vitit 2015, në Sant’Angelo të Vado.

Bashkëpunëtori i Metës, Mario Mema, 20 vjeç, gjithashtu shqiptar i cili ka pretenduar gjatë gjithë kohës pafajësinë, në seancën e djeshme, u dënua me 28 vite e 4 muaj burg.

Ismail Luli u vra dhe u lidh nga dy shokët e tij në Itali, pas sherrit për të dashurën e Igli Metës, i cili tha se ishte xheloz për Lulin, shkruan noa.al.

Igli Meta, qëlloi me thikë për vdekje, thuajse duke i prerë kokën 17-vjeçarit Ismail Luli, pasi po e pyeste në lidhje me marrëdhënien që kishte ai me ish-të dashurën e vet, Ambera Saliji, një shqiptare nga Maqedonia. /a.y/noa.al

I vranë djalin 17-vjeç, nëna: Dy shqiptarët të dënohen

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar, Meta i kërkon falje familjes së viktimës

Zbulohet mesazhi që futi në kurth 17 vjeçarin Ismail Luli

Vret veten, daja i Marios. E motra: I dha fund jetës nga turpi

Vrasja e 17-vjeçarit në Itali, zemërim për deklaratën e Ambera Salijit

Vrasja e Ismailit, e dashura e vrasësit të dyshuar: E dua dhe do e pres

Shqiptari i therur në Itali, flet nëna: Nuk dua të fal, kërkoj vetëm drejtësi

Masakrimi deri në vdekje i të riut shqiptar, dy të dyshuar pranojnë krimin FOTO-VIDEO

Itali, gjendet i therur një i ri shqiptar, dyshimet mbi shokët |FOTO