Transmetuar më 26-04-2017, 18:16

Rrjeti social Twitter, ka bërë me dije se pjesë e planeve afatshkurtër ishte implementimi i videove live me kohëzgjatje deri në 24 orë.

Ky lajm vjen nga zyrtari i lartë i Twitter Anthony Noto për Buzzfeed. Megjithatë do të duhet kohë përpara se të ofrohet transmetim 24/7.

Lëvizja nuk përbën surprizë duke qenë se kompania filloi gjatë këtij viti një fushatë transmetimesh të futbollit Amerikan NFL duke korrur një sukses të vërtetë me 3.5 milion shikues unikë, hkruan PcWolrd.al.

Transmetimet 24 orësh do ti mundësojnë Twitter më shumë shanse reklamimi në formën e videove të shkurtra 15 deri në 30 sekondëshe.

Rrjeti social gjithashtu ka provuar se posedon një infrastrukturë të fuqishme e aftë të transmetojë përmbajtje për audienca të mëdha. /b.l/noa.al/.