Transmetuar më 25-04-2017, 22:05

Kryeministri Edi Rama deklaron se është i hapur për dialog pa kushte.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruan se pa Vettingun nuk ka asnjë kompromis.

Sipas tij drejtësia për Shqipërinë që duam, nuk negociohet.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

“Miq! Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte. Por pa Vetingun s’ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet.”-/a.k/noa.al/