Transmetuar më 25-04-2017, 21:25

Fill pas takimeve me eurodeputetët McCallister dhe Fleckenstein, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha rreth orës 21:05. Basha dhe Berisha kanë ndarë së bashku një bisedë që ka zgjatur vetëm disa minuta.

Basha e ka informuar z. Berisha mbi detajet e takimit që pati me ndërkombëtarët, dhe propozimet e tyre për të dalë nga kriza politike. Nuk dihen sugjerimet e ish-liderit të Partisë Demokratike, i cili kohët e fundit duket se nuk është përfshirë shumë në punët e brendshme të partisë, që tashmë drejtohet nga Lulzim Basha.

Ky takim, vjen pak orë pas “dështimit” të gjetjes së një marrëveshjeje politike për të ulur palët në tryezën e dialogut. Opozita dhe kryetari i saj Lulzim Basha, nuk kanë hequr dorë nga kushti për qeveri teknike. /k.k/noa/al/