Transmetuar më 25-04-2017, 19:42

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë ambientet e Pallatit të Kongreseve, aty ku po zhvillonte takim me z. Presidentin e Partive Popullore Europiane, David McCallister. Në një komunikim të shkurtër për mediat, Basha tha se nuk ka negociata por bisedime teknike, duke minimizuar mundësitë e një tryese të përbashkët me Kryeministrin Rama.

“Nuk kanë nisur ende negociatat. Nuk ka teknicienë. Erdha këtu për të vazhduar procesin e bisedimeve. U largova se mbarova punë”, tha Basha.

Ndërkohë, vijon takimi i eurodeputetëve me përfaqësues të mazhorancës. /k.k/noa.al/