Transmetuar më 25-04-2017, 19:16

Negociatorët e dërguar nga Brukseli, për të ulur palët politike në dialog për gjetjen e zgjidhjes së ngërçit, janë të vendosur që të mos kthehen pas pa një rezultat konkret. Pas takimeve të pasdites, McCain dhe Fleckenstain takohen sërish në takime të veçanta me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryeministrin, Edi Rama.

Ndryshe nga takimet e mëparshme të ditës së sotme, këtë herë eurodeputetët janë zhvendosur në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të përpiqen që të ulin në tryezë Ramën dhe Bashën.

Fleckenstein po zhivllon takim me kryedemokratin Basha, ndërsa McCain me Kryeministrin Rama, dhe nëse arrihet dakordësia, Rama dhe Basha do të ulen bashkë, me ndërmjetësimin e europianëve.

Thuhet se, në përfundim të takimeve, do të ketë edhe një konferencë për mediat të dy negociatorëve. /k.k/noa.al/