Transmetuar më 25-04-2017, 17:59

Për rreth 90 minuta, dy eurodeputetët, David McCallister dhe Knut Fleckenstein, qëndruan në selinë e Partisë Demoktratike në takimin me liderin e opozitës Lulzim Basha. Negociatorët diskutuan me z. Basha mundësitë e daljes nga ngërçi politik, që tashmë ka hyrë në muajin e tretë.

Takimi u zhvillua pas dyerve të mbyllura, teksa kryedemokrati shoqërohej nga deputetët Oerd Bylykbashi dhe Gert Bogdani. Nuk dihet qëndrimi që do të mbajnë palët pas përfundimit të këtyre takimeve, por një gjë është e sigurtë, nëse kanë rënë dakord me sugjerimet e eurodeputetëve, pritet një takim mes aktorëve politikë, Rama, Meta dhe Basha.

Orët në vijim do të jenë vendimtare, nëse jeta politikike di t’i kthehet normalitetit, apo kriza do vijojë të përshkallëzohet.

Më herët, të dërguarit e Brukselit, zhvilluan një takim edhe me bashkëkryetarët e mazhorancës, Kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta. /k.k/noa.al/